Agjenti i Bejl: Largimi nga Reali? Të shohim ç’do bëjë Zidan

Ardhja e Zinedin Zidan në krye të Real Madridit ka tronditur të ardhmen e Gareth Bejlit, sulmuesit uellsian, që në këtë sezon ka dështuar të udhëheqë “Los Blancos” në mungesë të CR7 dhe që është vërshëllyer jo pak nga publiku i “Bernabeut”.

Rikthimi i francezit në krye të solit madrilen, ka vënë në pozitë Bejlin, që me Zidan nuk ka pasur marrëdhënie të mirë, ndërsa prej ditësh flitet se ish-lojtari i Totenhemit do të nxirret në merkato në verë.

Në lidhje me të ardhmen e Gareth Bejl, ka folur agjenti i tij, Xhonatan Bërnet, i cili ka lënë të hapura të gjitha mundësitë. “Ne do të presim e do të shohim se çfarë do të bëjë Zidan nga moment e deri në fund të sezonit”, ka deklaruar ai, duke nënkuptuar dhe lamtumirën e mundshme në rast të mosaktivizimit të uellsianit.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi