Agim Hushi, Peshqit e medhej, vetëm në treg!

Tenori me famë botërore z. Agim Hushi ka komentuar sot “batutën” e madhe në shqipëri, atë të arrestimit të peshqëve të mëdhej. Me anë të një statusi në facebook z. Hushi shkruan se çështja e arrestimit të peshqëve të mënjej është një nga premtimet më të mëdha por që vështirë se do të realizohet. Ndonëse beson se arrestimi i tyre do të ishte hapi i parë drejt krijimi të shteti të së drejtës, z. Hushi shkruan se kjo ka pak gjasa të ndodhë.

Statusi i plotë i z. Agim Hushi
Ne shqiptaret jemi shume naive kur vjen puna tek premtimet per gjera te mira e te medha.
Me kete naivitet luajti Enver Hoxha per gjysem shekulli, me kete luajne politikanet e demokracise, prej 27 vitesh!
Megjithse jane te njejtet dhe u ka dale boja me premtime pafund dhe zhgenjime ne cdo prove perseri ne i besojme!
Tani po presim te behet drejtesia e munguar qe ne fakt eshte rruga e vetme per ta kthyer Shqiperine ne nje shtet normal ku krimi shteteror denohet si cdo krim tjeter, ku shtetaret nuk kane status te ndryshem ligjor nga qytetaret e zakonshem te vendit te tyre.
Por me gjithe deshiren qe kam dhe une si cdo shqiptare nuk besoj qe peshqit e medhej qe te gjithe i dime se cilet jane do ti jepen realisht drejtesise.
Drejtesine se pari e ben vullneti i popullit dhe jo nje apo dy ambasadore sado te fuqishem qofshin ato.
Se dyti ska shtet ne bote qe nuk e ze gjumi per problemet ne Shqiperi.
Ndonje politikan apo avokat naiv qe shkruan cdo dite per arrestime peshqish te medhej, apo vendime superfuqishe per te bere drejtesi ne Shqiperi natyrisht qe ka harruar se ato peshq jane lidhur pazgjidhshmerisht me rezultatet e votimeve, kupolat e shtetit dhe kane ushtrite e tyre te parlamentareve dhe perkrahseve, gati te rrenojne Shqiperine ne cdo aspekt te rrenimit per te shpetuar boset e tyre.
Te shpresojme qe drejtesia te funksionoje te pakten per qytetaret shqiptare qe po vuajn nga nje sistem ligjor totalisht i kompromentuar dhe pa shprese!
Peshq te medhej?
Vetem ne tregun e peshkut!

/Drita tv/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi