Afrin, zbulohen tunelët ku fshiheshin terroristët

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe ata të Ushtrisë së Lirë Siriane (ULS) kanë zbuluar se kodra Sirgaya në Afrin, e pastruar nga organizata terroriste PYD/PKK, është e rrethuar nga tunelët prej betoni të lidhura me njëra-tjetrën.

Sipas raportimit të gazetarëve të AA-së në rajon, kodra Sirgaya, e cila ditë më parë u neutralizua nga TSK dhe ULS, ishte rrethuar me tunelë prej betoni nga terroristët e PYD/PKK-së me qëllim të mbrojtjes nga avionët luftarakë dhe bombardimet tjera të rënda.

Brenda tunelëve në lartësi prej 2 metrash dhe në gjerësi prej një metër, të cilat janë të lidhura me njëra tjetrën, shihet se kishte edhe kuzhinë dhe shtretër. Shihet se tunelët ishin të mbuluar, ndërkaq në çdo 10 metër kishte shtigje. Muret e tunelëve ishin ndërtuar me beton në trashësi prej 80 centimetrash.

Gazetarët e AA-së të cilët realizuan ekzaminime në kodër poashtu panë se terroristët pas fillimit të operacionit “Dega e Ullirit” kanë nisur të hapin tunele të reja, por që kanë ikur duke i lënë mjetet e punës.

Nga kodra Sirgaya lirisht mund të shihet Kilisi (qytet në Turqi).

Dihet se PYD/PKK ka ndërtuar një numër të madh të tunelëve dhe strehëzave (bunkerë) në rajonet shkëmbore dhe malore në Afrin, ku organizata terroriste për rreth 7 vite me radhë ka qenë e përqendruar intensivisht në këtë rajon./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi