Afrin, TSK dhe ULS çlirojnë edhe 2 fshatra nga terroristët

Forcat e Armatosura Turke (TSK) dhe Ushtria e Lirë Siriane (ULS) në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit” çliruan nga terroristët edhe 2 fshatra të tjerë në Afrin të Sirisë.
Sipas informacioneve të gazetarëve të AA-së në terren njoftohet se TSK dhe ULS kanë çliruar nga terroristët e YPG/PKK-së dhe DEASH-it fshatin Shejh Abdurrahman pranë qytezës Xhinderes në jugperëndim të Afrinit dhe fshatin Kela në qytezën Shejh Hadid.

Është rrethuar qendra e qytetit të Afrinit
Ndërkohë bëhet e ditur se që nga orët e para të mëngjesit e deri tani ka arritur në 7 numri i fshatrave të pastruara nga terroristët.

Më tej thuhet se ka arritur në 219 nga të cilat 182 fshatra dhe 37 pika strategjike, numri i rajoneve që TSK dhe ULS kanë marrë nën kontroll në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Organizata terroriste YPG/PKK, të gjitha përforcimet dhe linjat mbrojtëse i ka në qendrën e qytezës së Afrinit. Organizata gjithashtu ka detyruar civilët të largohen nga rajonet e tjera drejt qendrës së Afrinit që t’i përdorë ata si mburojë e gjallë.

Poashtu edhe regjimi i Asadit pengon popullatën arabe dhe kurde që dëshiron të largohet nga qendra dhe të shkojë në rajonet nën kontrollin e opozitarëve ushtarakë. Bllokimi i civilëve ka shkaktuar gjithashtu edhe reagimin e Kombeve të Bashkuara./Rtv Islam/