Afrin, formohet këshill i përkohshëm lokal

Përfaqësuesit civilë kurdë, arabë dhe turkmenë kanë themeluar një këshill të përkohshëm lokal në Afrin të Sirisë për të ofruar shërbime lokale.

Sipas gazetarëve të AA-së në terren, krerët e qytetit kanë votuar dhe formuar një këshill lokal të përkohshëm në qendrën e qytetit të Afrinit.

Njëmbëdhjetë nga këshilli prej 20 anëtarësh u zgjodhën nga kurdët, tetë nga arabët dhe një nga turkmenët.

Zuheyr Haydar, një përfaqësues kurd, u zgjodh kryetar i këshillit.

Vetëm qytetarët e Afrinit mund të bëhen anëtarë të këshillit.

Duke folur për AA, Haydar falënderoi Turqinë për mbështetjen e saj.

“E falënderojmë Turqinë që na e dha këtë mundësi. Ne do t’i shërbejmë popullit të Afrinit. Ashtu si rajoni i operacionit Mburoja e Eufratit, edhe rajoni i operacionit Dega e Ullirit të jetë një shembull”, tha ai.

Haydar u bëri thirrje të gjithë banorëve të Afrinit të kthehen në shtëpitë e tyre.

“Ne mund të bëjmë zgjedhje më demokratike nëse të gjithë njerëzit e Afrinit kthehen. Ne do ta menaxhojmë vetë, e jo të tjerët nga Kandili apo vende të tjera”, tha ai.

Haydar tha se këshilli lokal u themelua nën mbikëqyrjen e Koalicionit Sirian të Forcave Revolucionare dhe Opozitare (SMDK), duke deklaruar se ai do të lidhet me këshillin lokal të Halep.

Ai tha se këshilli lokal është në favor të integritetit territorial të vendit.

Abdulrahman Mustafa, nënkryetari i koalicionit, i cili ishte në Afrin gjatë zgjedhjeve, tha se Turqia po punon për të parandaluar ndarjen e Sirisë.

“Këshilli vendor do të fillojë shërbimet e tij në shëndetësi dhe arsim së shpejti. Ne do të përpiqemi t’i kthejmë ata që u larguan nga terroristët në Afrin”, tha ai.

Ndryshe, Turqia nisi operacionin “Dega e Ullirit” më 20 janar për të pastruar grupet terroriste YPG/PKK dhe DEASH nga Afrini në veriperëndim të Sirisë.

Më 18 mars, trupat e mbështetura nga Turqia çliruan qendrën e qytetit të Afrinit, zonës urbane të rajonit me po të njëjtin emër, e cila ishte një strehë e madhe për YPG/PKK-në që nga viti 2012./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi