Afrin, bien dëshmorë 3 ushtarë turq

Tre ushtarë turq kanë rënë dëshmorë dhe tre të tjerë janë plagosur si pasojë e një shpërthimi gjatë aktiviteteve të kërkimit që zhvillohet në rajonin e Afrinit në veri të Sirisë në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”.

Shtatmadhoria e Turqisë përmes një njoftimi theksoi se viktimat kanë pësuar si rezultat i shpërthimit të një mjeti shpërthyes artizanal gjatë aktiviteteve të kërkimit.

“Lusim Allahun për mëshirë për dëshmorët tanë të vlefshëm të cilët humbën jetën në këtë ngjarje të dhimbshme dhe pikëlluese, ndërsa familjeve, Forcave të Armatosura Turke dhe popullit turk i urojmë durim dhe shokëve tanë heroikë të plagosur shërim të shpejtë”, thuhet në njoftimin e ushtrisë turke.

Ndryshe, të dielën, trupat turke dhe luftëtarët e Ushtrisë së Lirë Siriane çliruan qendrën e qytetit të Afrinit – zona kryesore urbane në rajonin me po të njëjtin emër – nga terroristët e YPG/PKK-së në kuadër të operacionit “Dega e Ullirit”, i cili filloi më 20 janar./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi