AFRIKË/ Liqeni bombë: mund të shpërthejë në çdo moment

Një re e madhe e dioksidit të karbonit u derdh mbi Liqenin Nyos dhe luginën që e rrethon atë afër kufirit të Kamerunit dhe Nigerisë më 21 gusht 1986, duke ka vrarë 1746 vendas nga një fshat aty pranë dhe më shumë se 3.000 kafshë. Edhe pse kjo tingëllon si një skenar i një filmi horror, ishte veçanërisht e tmerrshme për të gjithë banorët e zonave përreth.

Shpërthimi vullkanik që ndodhi 400 vjet më parë bëri një krater të madh në liqen, ku një sasi e madhe e dioksidit të karbonit u grumbullua gjatë rrjedhës së shekujve.

“Thellë nën sipërfaqe, gazi “udhëtoi” në nëntokë dhe krijoi burime të dioksidit të karbonit që derdheshin në liqen”, tha Dr. George Kling, një biolog në Universitetin e Miçiganit.

Problemi me CO2 është se del si në rastin e shisheve me pije të gazuara, shton Kling dhe thekson se tensioni i lartë nuk mund të shihet deri sa pa u hapur shishja.

Në momentin që hapet, ajo shpërthen dhe një sasi të madhe të CO2 del në atmosferë”, tha profesori, që shtoi se mund të jetë shi apo tërmet, siç ishte rasti në Nyos, ku pati deri dhe rrëshqitje të tokës.

Vetëm tre liqene në botë dihen për këto karakteristika dhe vetëm dy shpërthime të ngjashme janë regjistruar në histori. E para dhe shumë më e vogël ishte në Liqenin Monon, gjithashtu në Kamerun, dhe vrau 37 vetë. Kjo ndodhi pothuajse në të njëjtën ditë si në Nyos, dy vjet më parë. Vullkanologët dhe inxhinierët janë duke u përpjekur për të zvogëluar rrezikun e CO2 në liqenet e tilla, kryesisht me ndihmën e tubave që duhen për pompimin e gazit.

Edhe pse është pothuajse e pamundur që rasti i njëjtë mund të përsëritet, fatkeqësisht ekziston mundësia e një shpërthimi të ri. Megjithë përpjekjet e ekspertëve për të investuar në informimin e qytetarëve duke jua tërhequr atyre vërejtjen për rrezikun që ende kërcënon zonën, shumë banorë të rajonit janë kthyer në shtëpitë e tyre, kryesisht për shkak se ata jetojnë me bujqësi dhe se duan të përfitojnë nga fushat shumë pjellore përreth.

Përveç liqenit në Kamerun, ekspertët po monitorojnë nga afër ngjarjet në liqenet më të largëta dhe shumë më të mëdha në Afrikën qendrore me karakteristika të ngjashme. Liqeni Kivu, në kufirin e Kongos dhe Ruandës, është 1600 herë më i madh se Liqeni Nyos dhe përmban 1,000 herë më shumë gaz.

Për fat të keq, shkencëtarët ende nuk kanë arritur të bien dakord se si të shmanget ky rrezik. Domethënë, liqeni është aq i madh saqë metodat e përdorura në liqenin e Nyonit nuk mund të përdoren. Në vend të kësaj, autoritetet në Ruandë përpiqen të parandalojnë një katastrofë dhe të përfitojnë nga gazi natyror, thesari i pestë më i madh i metanit në botë.

Por, ndërsa projekti nuk zgjidhet në një shkallë më të gjerë, mundësia e një katastrofe mbetet e madhe. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi