Afganistani shikon Kinën si ndërmjetësuese në bisedimet për paqe

Derisa lufta në Afganistan është duke hyrë në vitin e saj të 19-të, Kabuli kërkon në lindje deri në Pekin për ringjalljen e paqes së bllokuar në vendin e lodhur nga luftërat.

Përgjatë përplasjeve të mëdha midis forcave qeveritare dhe kryengritësve talebanë mes iniciativave për të gjallëruar bisedimet e paqes në kryeqytete të ndryshme botërore, përpjekja e Kinës për të pritur fraksionet rivale për një takim të rrallë paqeje është pritur mirë nga afganët.

Sipas zyrës së presidentit Mohammad Ashraf Ghani, qeveria e Kabulit do të dërgojë një ekip gjithëpërfshirës të negociatorëve në Pekin për t’u përfshirë në bisedime me kryengritësit talebanë. Zëdhënësi i Ghanit, Sediq Sediqqi, u tha të dielën gazetarëve në Kabul se diskutimet me aktorë të ndryshëm për formimin e ekipit janë duke u zhvilluar.

”Ky ekip mund të përfaqësojë dhe mbrojë Afganistanin, demokracinë dhe të gjitha ato vlera të fituara dhe të mbrojtura me vështirësi”, tha Sediqqi.

Talebanët, të cilët gati arritën një marrëveshje paqësore me SHBA pas nëntë muajsh bisedimesh maratonë kryesisht në kryeqytetin e Katarit, Doha, para se presidenti Donald Trump të anulonte bisedimet më 7 shtator mbi vargun e sulmeve vdekjeprurëse të kryengritësve në Afganistan, tashmë kanë pranuar ftesën kineze dhe emëroi një ekip për konferencën që do të drejtohej nga nënkryetari i tyre, Mullah Abdul Ghani Baradar.

Burime qeveritare konfirmuan për Anadolu Agency (AA) se ky takim vendimtar është në pritje derisa rezultati i vonuar tashmë i rezultateve të presidencialeve të shpallet në Afganistan.

Balancimi kinez mes interesave konfliktuale

Komentuesit politikë përfshirë Waheed Mujda me qendër në Kabul, një ish-zyrtar i qeverisë kur kryengritësit sunduan vendin nga 1996-2001 i cili konsiderohet ekspert i çështjeve të talebanëve, argumentojnë se Kina mund të bëjë një shtytje të re dhe më dinamike për të rigjallëruar ofertën për një zgjidhje paqësore të konfliktit të egër në Afganistan.

“Zakonisht, vendet pritëse për konferenca të tilla deri më tani kanë shërbyer vetëm si lehtësues. Por Kina është një vend që talebanët do të donin ta shihnin si një garantues ose vëzhgues për të nënshkruar marrëveshjen përfundimtare të paqes, e cila është një demonstrim i qartë i besimit”, tha ai, duke shtuar se edhe Qeveria e Kabulit gjithashtu e sheh Pekinin si një lojtar neutral në këtë konflikt mjaft të ndërlikuar me lojtarë të shumtë që bëjnë xhiro për interesa shpesh konfliktuale.

Lojtarët e tjerë kryesorë, SHBA, Rusia dhe Pakistani, po ashtu kanë mirëpritur propozimin e Kinës për të pritur takimin e radhës intra-afgan në Pekin. Propozimi u bë dhe u aprovua gjatë një takimi katërpalësh ku morën pjesë të dërguarit specialë kinezë, rusë, amerikanë dhe pakistanezë për Afganistanin në Moskë më 25 tetor.

Megjithatë, Mujda beson se konfliktet rajonale të interesit midis Kinës, Indisë, SHBA-ve dhe Pakistanit mund të tejkalohen vetëm nëse arrihet një mirëkuptim në nivelet më të larta në Washington dhe Pekin.

Analistja me qendër në Kinë, Wang Wenwen me të përditshmen Global Times nën kujdesin e gazetës Daily People të Partisë Komuniste Kineze, për AA tha se këto janë kohëra testimi për afganët.

“Çdo fuqi përpiqet për një lloj dominimi në Afganistan. SHBA kanë frikë se Kina mund të plotësojë boshllëkun që lë pas tërheqjes së propozuar të trupave dhe India ka kohë që po konkurron me Kinën për udhëheqjen rajonale. Teston mençurinë e Qeverisë afgane për të balancuar interesat e këtyre fuqive”, tha ajo, duke shtuar se Pekini mund të arrijë një ekuilibër midis Pakistanit dhe Afganistanit apo edhe Indisë.

Mes përpjekjeve të rinovuara për të ringjallur bisedimet e ngecura për pajtimin, qeveria afgane muajin e kaluar la një plan ambicioz të paqes me shtatë pika.

Thirrje ambicioze për armëpushim

Përkundër sfondit të kryengritjes së armatosur dhe bisedimeve të dështuara të paqes midis SHBA-ve dhe talebanëve, këshilltari i lartë i presidentit Ghani për Sigurinë Kombëtare, Hamdullah Mohib, në një konferencë për shtyp tha se paqja e qëndrueshme në Afganistan është e mundur vetëm nëse Pakistani bindë talebanët të dorëzojnë armët e tyre sesa të kërkojnë privilegje përmes negociatave me SHBA-të.

“Zbuluam se talebanët nuk janë të bashkuar (unik). Ata nuk kanë kontrollin e luftës dhe disa komandantë kryesorë të talibanëve u bashkuan me DEASH-in” “, tha ai, derisa shprehu logjikën rreth thyerjeve në radhët e talibanëve, pavarësisht se kryengritësit po arrijnë të organizojnë sulme vdekjeprurëse në pjesë të ndryshme të vendit.

Duke e bërë ringjalljen e bisedimeve të paqes të kushtëzuar me njoftimin e një armëpushimi të gjithanshëm, ai tha se negociatat duhet të zhvillohen gjithashtu me Pakistanin dhe që Islamabadi duhet të garantojë që mos të mbështesin rebelët apo t’u sigurojë atyre strehime të sigurta.

“Garancitë për paqen si nga talebanët, ashtu edhe nga Pakistani janë të rëndësishme,” shtoi ai.

Plani me shtatë pika kërkon bisedime me SHBA-të dhe NATO-n, negociata me talebanët, negociata me Pakistanin, ndërtimin e konsensusit me partnerë rajonalë dhe ndërkombëtarë, diskutime me Perëndimin dhe organizatat ndërkombëtare, forcimin e institucioneve në nivelin kombëtar dhe adresimin e ankesave në niveli lokal.

Talebanët kanë hedhur poshtë këtë plan dhe njoftimin e armëpushimit.

Profesori i Universitetit të Kabulit, Akram Arifi ka një këndvështrim unik mbi rolin kinez në një skenar të tillë.

Kina ka treguar një interes të mprehtë në nxjerrjen e burimeve minerale të gjera dhe të pashfrytëzuara në Afganistan përveç investimit të afër 50 miliardë dollarëve në projektet e infrastrukturës në Pakistanin fqinj, si pjesë e Korridorit Ekonomik Kinë-Pakistan, i lidhur me Iniciativën shumë-miliardë dollarëshe Rrip dhe Rrugë. 

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Japonia mbyll shkollat për të kontrolluar përhapjen e koronavirusit

Japonia ka shpallur mbylljen e shkollave në mbarë vendin për të ndihmuar në kontrollin e përhapjes së koronavirusit (AA).

Shteti evropian që zotëron mbi 221 mijë ishuj

Ndonëse nuk ka një numër të saktë të ishujve në të gjithë botën, shtetet bëjnë llogaritë se sa të tillë kanë brenda territorit të...

Serbia ndjekje penale për figurat publike që kundërshtojnë vaksinimin e fëmijëve

Figurat publike të cilat janë kundër vaksinimit të fëmijëve në Serbi, po përballen me një procedurë për ndjekje penale, bëri të ditur prokuroria e...

Së fundi

​Veterani i UÇK-së lirohet nga policia turke

Autoritetet turke kanë liruar veteranin e UÇK-së, Imri Ilazin, i cili është arrestuar sot në Aeroportinë e Ankarasë, pasi Serbia kishte dërguar emrin e...

Bashkoi dy apartamentet, i bëri furrë buke dhe parukeri në katin e parë të pallatit

Deri ne datën 26 nëntor 2019 kur gjatë tërmetit që u mori jetën 51 qytetarëve dhe u shpallën te pabanueshëm qindra objekte, kjo godinë...

Turizmi, dega më e goditur nga pandemia, 100 mijë punonjës rrezikojnë mbijetesën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, publikon pamje të plazheve të boshatisur, pasi sipas tij, shumica e shqiptarëve e kanë të pamundur të pushojnë me...