Afganistan, rritet numri i viktimave në sulmin vetëvrasës

Numri i të vdekurve nga sulmi vetëvrasës kundrejt një qendre kulturore në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, është rritur në 40 persona.

Ndihmë zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, në një deklaratë për AA tha se, sulmuesi ka shpërthyer bombën mbi të pasi që ka hyrë në ndërtesën e një qendre të kulturës ku gjendet edhe agjencia e lajmeve e quajtur Sesi (Ava), e cila gjendet në rajonin e 6-të të Kabulit.

Ai duke theksuar se në sulm kanë humbur jetën të paktën 40 persona, tha se numri i të plagosurve është 30 persona.

Rahimi shtoi se sulmi ka ndodhur gjatë një mbledhje të studentëve në qendrën në fjalë dhe pas sulmit janë shpërthyer edhe dy bomba të tjera të vendosura në afërsi të qendrës kulturore.

Ndërkohë në njoftimin të bërë nga spitali Istiklal, është theksuar se disa prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë.

Përgjegjësinë mbi sulmin ende nuk e ka marrë askush, ndërsa talebanët njoftuan se nuk kanë ndonjë lidhje me sulmin.

Brenda qendrës kulturore e quajtur “Tabjan” dhe e cila dihet se është e grupit shiit Hazara, një ndër grupet më të mëdha etnike të vendit ndodhen organizata të ndryshme, si agjencia e lajmeve dhe qendra arsimore./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi