Afganistan, për zgjedhjet angazhohen 20 mijë pjesëtarë shtesë të sigurisë

Ministria afgane e Punëve të Brendshme njoftoi se ka shtuar numrin e pjesëtarëve të forcave nacionale të sigurisë nga 50.000 në 70.000 në mbarë vendin për të siguruar 21.000 vendvotimet në këtë vend.

Zgjedhjet parlamentare u anuluan në dy krahin, atë të Kandaharit dhe Ghazniut, si dhe në 11 nga 400 qarqet e vendit.

Najib Danish, një zëdhënës i Ministrisë së Brendshme, njoftoi vendosjen e forcave shtesë pa shpjegime.

Zgjedhjet parlamentare në Afganistan zhvillohen sot, ndërsa fushata parazgjedhore në këtë vend është shënuar me bombardime të shpeshta. Javën e kaluar, të paktën 22 persona humbën jetën gjatë një sulmi me bombë në një tubim parazgjedhor në Tahkar. Sulme të ngjashme morën dhjetëra jetë njerëzish në Helmand dhe Nangarhar.

Misioni i Kombeve të Bashkuara për Mbështetje të Afganistanit (UNAMA) shprehu shqetësim për shkak të dhunës që është duke ndodhur në prag të zgjedhjeve në këtë vend./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi