Afganistan, 24 të vdekur nga përmbytjet

Përmbytjet e shkaktuara nga reshjet e dendura të shiut në dy ditët e fundit kanë marrë 24 jetë njerëzish në Afganistan, njoftoi sot Ministria e Menaxhimit me Katastrofa dhe Çështje Humanitare.

Përmbytjet goditën gjashtë nga 34 provincat afgane, përfshirë edhe kryeqytetin Kabulin ndërsa shiu vazhdon të kërcënojë shumë pjesë të vendit, bën të ditur ministria.

Më tej thuhet se rreth 500 njerëz janë shpëtuar në qarkun Sheber në provincën qendrore Bamyan. Në mbarë vendin në 48 orët e fundit përmbytjet kanë shkatërruar 220 shtëpi dhe 116 të tjera janë dëmuar pjesërisht.

Në përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur këtë vit rreth 150 njerëz humbën jetën në Afganistan.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi