Adidas synon të prodhojë 11 milionë palë këpucë nga plastika e ricikluar!

Adidas, prodhuesi gjigand e prestigjoz i pajisjeve sportive, planifikon të bëjë 11 milionë palë atlete nga plastika e ricikluar që mblidhet nga oqeanet në mbarë botën, shkruan portal LadBible.

Kompania gjermane ka njoftuar se në bashkëpunim me organizatën ekologjike “Parley for the Oceans” do të punojë në mbledhjen e plastikës në brigjet e Maldive.

Kjo nuk është hera e parë që Adidas bën diçka të tillë.

Vitin e kaluar, ai prodhoi pesë milionë palë këpucë nga plastika e ricikluar.

Në vitin 2019, ajo do të dyfishojë përpjekjet e saj për të arritur këtë qëllim deri në vitin 2024.

Adidas është ndër kompanitë e modës që kanë nënshkruar një marrëveshje mbi mbrojtjen e klimës, e cila i detyron ata të pakësojnë emetimet e emisioneve me 30 përqind deri në vitin 2030.

Këpucët e fundit nga plastika e ricikluar që prodhon, janë të destinuar për lojtarët, shkruan LadBible. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi