Abuzime me legalizimet, jepet vendimi për ish-zyrtarët në Durrës

Gjykata e Durrësit ka dhënë sot vendimin për Arben Isakun, ish-zëvendësdrejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës së Durrësit.

Gjykata dha për Isakun masën “detyrim paraqitjeje”. Arben Isaku akuzohet për ‘falsifikim’ dhe ‘shpërdorim detyre’. Ai akuzohet për abuzim me legalizimet në qytetin bregdetar.

Gazetarja Klodiana Haxhiraj raporton për “Balkanweb”  se po e njëjta masë, “detyrim paraqitje” është dhënë edhe për dy të arrestuarit e tjerë, specialistin F.Rexho dhe ekonomistin R.K.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi