Abdixhiku: Marrëveshja e arritur, lajm i mirë për Kosovën

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se arritja e marrëveshjes mbi propozomin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën.

Ai ka shkruar në facebook se kjo marrëveshje është poashtu edhe fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë.

Ja postimi i tij:

“Arritja e marrëveshjes mbi propozimin e LDK-së është lajm i mirë për Kosovën. Është fund i viteve të humbura pakuptim, e fillim i mundësisë për lëvizje të lirë. Republika fiton sot.

Një falenderim të veçantë gjithë qytetarëve që na mbështetën në vazhdimësi”./kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi