Abdixhiku Haradinajt: Për paratë e Kosovës kanë nevojë spitalet, jo Franca!

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar ashpër inciativën e kryeministrit Haradinaj për t’i ofruar ndihmë financiare shtetit të Francës për renovimin e katedralës Notre Dame.

Sipas tij, më e rëndësishme do të ishte sikur me ato para t’i ndihmonin dy vajzave kosovare që vuajn nga një sëmundje e rëndë e po ashtu edhe të ndërmerren masa për spitalet në QKUK që po u kërkohen dorëza sterile para çdo lindje, sesa të ndihmohet katedralja e Francës.

Ky është postimi i plotë i Abdixhikut:

Franca nuk ka nevojë për paratë e Kosovës; as si substancë e as si simbolikë. Për Notre Dame janë mbledhur mbi 1 miliardë euro tashmë.

Për paratë e Kosovës nevojë kanë ato dy vajza – njëra 2 vjeçe e tjetra 18 – fotot dhe lutjet e së cilave për ndihmë na shpërndahen gjithandej. Për këto para nevojë kanë dhe ato spitale që kërkojnë dorza sterile para secilës lindje. Për këto para – dhe shumë më shumë – nevojë kanë hallgjorët e Kosovës, qeveria e së cilëve ka vendosur të shitet “franquz”.

Ndryshe, shkaktari i ndezjes së zjarrit në katedralen Notre Dame, ende nuk dihet ndërsa deri më sot janë mbledhur mbi 1 miliard euro për riparinin e saj. Kurse në ndihm i ka dal edhe Qeveria e Kosovës e cila ka ndarë një fond monetarë për riparimin e saj. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi