Abbas i kënaqur me “qëndrimin” e KS të OKB-së

Presidenti i Palestinës, Mahmud Abbas shprehu kënaqësinë për qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara (KS-OKB) në takimin e mbajtur pas vendimit të presidentit të SHBA-ve Donald Trump për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit.

Sipas lajmit të agjencisë zyrtare të Palestinës, WAFA, presidenti Abbas lidhur me takimin e KS-OKB-së ku u diskutua për vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin tha se “Ky është një mesazh i mbështetjes së fuqishme për të drejtat e popullit palestinez dhe për kauzën e drejtë të këtij populi”.

Ai tha se e hedh poshtë vendimin e SHBA-ve për Jerusalemin, duke shtuar se do të vazhdojnë përpjekjet për kundërshtimin e këtij vendimi.

Abbas poashtu reagoi edhe ndaj deklaratës së përfaqësueses së përhershme të SHBA-ve në OKB, Nikki Haley, e cila e cilësoi qëndrimin e KS të OKB-së si “armiqësi ndaj Izraelit”.

“SHBA-ja tanimë nuk është mbrojtëse e negociatave të paqes mes Izraelit dhe Palestinës”, tha presidenti palestinez Abbas.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i Organizatës për Çlirimin e Palestinës (OÇP), Saib Urejkat në një deklaratë nga rrjeti social tha se “Çdo palestinez i cili negocion me palën e SHBA-ve për procesin e paqes nënkupton se e ka pranuar vendimin e presidentit të SHBA-ve Donald Trump në lidhje me Jerusalemin. Kështu që derisa SHBA nuk heq dorë nga vendimi për Jerusalemin, nuk do të ketë takime për procesin e paqes”.

KS i OKB-së i cili u mblodh pas vendimit të presidenti amerikan për njohjen e “Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit”, tha se nuk ka ndonjë plan tjetër “B” përveç zgjidhjes me dy shtete për çështjen e Izraelit dhe Palestinës./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi