Abbas del nga spitali: Nesër i kthehem punës

Presidenti palestinez, Mahmoud Abbas, ka dalë të hënën nga spitali në Ramallah, ku ishte duke u trajtuar nga 20 maji.

“Falë Zotit, nga spitali po dal i shëruar. Nesër kthehem në punë”, deklaroi Abass për mediat në dalje nga spitali.

Rikujtojmë se më 20 maj, Abbas u shtrua në spital me simptoma të etheve, vetëm pak ditë pas ndërhyrjes kirurgjikale të veshit.

Siç thanë mjekët palestinezë, Abbas u ndal në spital nga shkaku i një pneumonie që e mbajti të lidhur me një aparat respirator, ndërkohë që i ishte nënshtruar edhe një terapie antibiotike intravenoze.

Dje, mjeku i presidentit palestinez, Yasser Abu Safiyeh, tha se ka lejuar që Abbas të lëshojë spitalin, por vetëm pak më vonë anuloi vendimin duke urdhëruar trajtim të mëtejshëm.

Në pozitën e presidentit të Palestinës, Abbas erdhi në vitin 2004 duke e trashëguar Yasser Arafatin i cili ndërroi jetë./Rtv Islam/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi