A vlen Lukaku 83 mln euro? Inter piketon “bomberin” e PSG

Lukaku është sulmuesi që Antonio Conte dëshiron por jo për 83 milion euro. Inter nuk mundet dhe nuk dëshiron të shpenzoj më shumë se 60-65 milion euro për sulmuesin bleg. Lukaku po bën pjesën e tij, po shtyn gjithnjë e më shumë Man.United ta lë të lirë, nuk do të luaj në miqësoren e parë për një shqetësim në kavilje por as “djajtë e kuq” nuk kanë ndërmend të bëjnë skonto për kartonin e tij. Për këtë arsye, sipas “Corriere dello Sport”, Inter është duke parë në tregun e transferimeve për një tjetër alternative, emri më i ri është ai i Edison Cavanit.

Corriere

Sulmuesi uruguaian ka një kontratë me PSG që i skadon pas një viti, është 32 vjeç, dhe mund të jetë më e lehtë për drejtuesit ziklatër të bindin francezët për ta lënë të lirë. Problemi më i madh për një transferimin të mundshëm të Cavanit është paga e tij, te PSG përfiton 12 milion euro, Inter mund të ofroj maksimumi 9 milion.

Zapata

Një tjetër opsion që mbetet i hapur është dhe ai i Duvan Zapata. Atalanta kërkon 60 milion euro por sërish Inter e konsideron një shumë të ekzagjeruar.

Dzeko

Në këto kushte opsioni i vetëm i mundshëm për momentin mbetet Edin Dzeko, boshnjaku mund të lirohet menjëherë nëse në kryeqytet zbarkon Higuain.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi