A po na përgjojnë smartfonët tanë?

Kur ish drejtori i FBI-së, James Comey u pyet përsëri në shtator të vitit 2016 nëse ai e mbulonte kamerën e tij të laptopit, ai u përgjigj pozitivisht. 

“Patjetër, patjetër. Unë jam i brengosur me shumë gjëra, edhe për këtë jam tallur, por shpresoj që njerëzit i mbyllin makinat e tyre, dyert e shtëpive.

Unë kam sistem alarmi, duhet ta përdorni edhe ju”, u shpreh ai.

Kush mund të ketë qasje në pajisjet tuaja:

Felix Krause përshkroi në vitin 2017 se kur një përdorues i jep akses aplikacioneve si WhatsApp, Facebook, Snapchat, Instagram, Twitter, LikedIn dhe Viber për të përdorur kamerën dhe mikrofonin tuaj, aplikacioni mund të bëjë që:

Të hyni në të dyja kamerat

Regjistroni në çdo kohë që aplikacioni është në plan të parë

Të shkarkoni fotografi dhe video pa dëshirë

Të ngarkoni fotografi dhe video pa dëshirë

Këto dhe shumë gjëra të tjera mund të kontrollohen nga hakerët nëpërmjet aplikacioneve të njëjta. Agjencitë qeveritare të sigurisë mund të kenë qasje në pajisjet e juaja.

Hakerët gjithashtu mund të kenë akses në pajisjet tuaja me lehtësi të jashtëzakonshme nëpërmjet aplikacioneve, skedarëve PDF, mesazheve multimediale dhe madje edhe nëpërmjet emojive.

Një aplikacion i quajtur Metasploit në platformën e piraterisë përdoret për të hapur dokumente dhe gjëra brenda pajisjes tuaj.

Kështu që ju duhet të keni kujdes në përdorimin e smartfonëve dhe loptopëve pasi që ne mund të jemi duke u përgjuar./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi