A mund të jetë i dëmshëm konsumimi i tepruar i çajit

Fluori është një komponent kontrovers. Disa hulumtime tregojnë se ai mund ta përmirësojë shëndetin oral, ndërsa disa studime sugjerojnë që mund të jetë i dëmshëm.

Studimet e mëparshme kanë treguar se konsumimi i tepruar i fluorit mund të jetë i dëmshëm për shëndetin. Më shumë se 4 miligramë të fluorit në ditë mund të shkaktojnë prishjen e dhëmbëve, probleme me muskuj dhe dhimbje kronike.

Shkencëtarët nga Britania e Madhe kanë konstatuar se shumë lloje të çajit të zi në treg përmbajnë rreth 75 deri në 120% të dozës suaj të rekomanduar ditore të fluoridit.

Nëse kësaj i shtoni ushqime të tjera të pasura me fluorid, përdorni pastë me fluorid, çaji i zi mund të mos kontribuojë në shëndetin tuaj.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se këto rezultate janë të sakta vetëm kur është fjala për disa prodhues të çajit të zi. Sa më pak që është çaji i përpunuar, aq më pak fluor do të përmbajë ai. Kjo është arsyeja se pse duhet të blejmë çaj nga prodhuesit me renome.

Ky është një nga studimet e pakta që tregon se çaji i zi mund të ketë efekte negative në shëndetin, por përfitimet e zbuluara janë më të rëndësishme dhe definitivisht i tejkalojnë mangësitë.

Nëse planifikoni të filloni çdo ditë të konsumoni çaj të zi, gjithsesi bisedoni me mjekun, sidomos nëse vuani nga sëmundje të caktuara apo jeni duke marrë ilaçe. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi