A është kjo deputetja e VV-së që do ta votojë demarkacionin?

eputeti i Lidhjes Demokratike, Anton Quni, përvec që ëështë bindur vetë për votimin e Demarkacionit, sic duket ka vendosur të lobojë edhe në Vetëvendosje.

Ai të premten është parë në shoqërinë e deputetes së Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi në një lokal të Prishtinës, të cilës, me gjasë i ka treguar pse ka ndërruar mendje për Demarkacion, e pse duhet edhe deputetët e VV’së të veprojnë njëjtë
Demarkacioni është punë e kryer për deputetët e LDK’së.

Te gjithë janë deklaruar se do ta votojnë këtë marrëveshjen, madje edhe ata që e kishin kundërshtuar kryetarin e partisë së tyre, Isa Mustafën. Është bindur edhe Anton Quni që ishte pothuajse më i zëshmi nga deputetet e pozitës mandatin e kaluar që nuk pranonin ta votojnë Demarkacionin

Ky i fundit, është parë në shoqëri me deputetën e Vetëvendosjes, Donika Kadaj – Bujupi si dhe ish-ambasadorit të misionit vëzhgues, OSBE, William Walker në një lokal në Prishtinë.

Para kësaj, deputetja e VV’së kishte postuar fotografi me të njëjtit ku kishte treguar se me ambasadorin Walker, si dhe me deputetin e LDK’së kanë folur për zhvillimet e fundit në skenën politike. Padyshim se çështja më e rëndësishme aktuale në politikën kosovare është Demarkacionit, dhe padyshim se kjo mund të ketë qenë temë në tavolinën e tyre.

“Ishte kënaqësi ta takonim mikun e Kosovës, Ambasadorin William Walker, dhe te diskutonim mbi situatën aktuale politike në vendin tone”, shkroi Kadaj të premten në FB.

Nga ana tjetër, takimi në një lokal të Prishtinës, ku deputetja e VV’së shihet me kolegun e saj nga LDK’ja, në momentet kur këto dy parti opozitare po konfrontohen për temën e demarkacionit, është i pazakontë.

Deputetët si puna e Anton Qunit, që kanë ndërruar qëndrim dhe tani janë pro demarkacionit, nga deputetët e Vetëvendosjes, që komandohet nga Albin Kurti po shihen si tradhtarë. Por, Donika Kadaj nuk bën pjesë në grupin e Kurtit dhe rrjedhimisht qëndrimet e grupit të saj janë më të buta./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi