A është kjo Amerika e vërtetë? Ezan, falje dhe ushqim hallall në një stadium bejzbolli (video)

Ekipi New York Mets organizoi një natë të veçantë për muslimanët amerikanë në City Field, e paparë ndonjëherë.

Mbi 800 amerikanë muslimanë u nderuan përpara fillimit të pjesës së parë, siç atyre u vjen për shije.

Një musliman pjesëmarrës i kësaj ngjarjeje thotë: “Një ngjarje e tillë nuk ka ndodhur kurrë më parë dhe është mirë të jesh këtu, të përfaqësosh dhe të jesh pjesë e të qenurit amerikan. Kjo shënon herën e parë që thirret ezani në stadium dhe që shërbehet ushqim hallall. Është nder që të jem këtu, sepse në fund të fundit ne jemi njerëz normal, ne jemi amerikanë, ne jemi rritur si amerikanë, ne na pëlqen loja e bejzbollit. Ne jemi muslimanë, por gjithashtu mund të jemi pjesë e bejsbollit dhe kulturës së Amerikës.”

 Në SHBA jetojnë 3.5 milionë muslimanë, por jo të gjithë ndihen se janë të mirëpritur.

Fëmijët muslimanë mendohet të ngacmohen dyfish më tepër sesa bashkëmoshatarët e tjerë jomuslimanë.

Ammad Sheikh, organizatori i kësaj ngjarjeje, tha se “ne deshëm ta organizojmë në atë mënyrë, që ta ndiejmë veten komod si amerikanë, duke qenë njëkohësisht muslimanë, ngase në këto kohëra nëpër të cilat po kalojmë, fëmijët vërtet po ngacmohen dhe po e ndiejnë këtë, dhe preferencat dhe jopreferencat tona janë të njëjta me ato të një amerikani të zakonshëm, ta themi si një Joe. Ky pra, ishte qëllimi im që t’i tregoj gjithë komunitetit që ne nuk dallojmë shumë”

Pjesëmarrësit mendojnë se ngjarje si kjo do t’u mundësojnë fëmijëve muslimanë amerikanë të ndihen komod me të dyja identitetet e tyre.

Një grua muslimane, pjesëmarrëse në këtë ngjarje, tha se “është me rëndësi për ta që ta ndiejnë këtë në lëkurën e tyre, si duke falur namaz në stadium, ose duke dëgjuar recitimin e librit të tyre të shenjtë para mijëra vetëve. Është një gjë që ju jep rinisë muslimane besim”.

“Fakti që organizatorët na mundësuan të hamë ushqim hallall, shtruan qilimat për ne që të falim namaz është vërtetë madhështore. Dhe veçanërisht, kur kemi parasysh klimën politike nëpër të cilën po kalojmë, është vërtetë e shkëlqyeshme. Kjo është fytyra e vërtetë e Amerikës”, thotë organizatori për fund. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi