A e ka Vuçiç gati propozimin për Kosovën?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, deklaroi sot se ende nuk e ka gati propozimin për Kosovën, por nuk është i sigurt nëse do të respektohet “kjo zgjidhje”, të cilën ai do ta ofrojë deri në fund të muajit prill.

Kreu i shtetit serb premtoi se do të punojë me seriozitet, përgjegjësi dhe guxim, por konstatoi se nuk do të jetë lehtë për serbët.

“Kam thënë se do të jetë deri në fund të prillit. Nuk jam i sigurt nëse do të jetë, por do të punoj që të jetë e mundur. Flas vetëm për prezantimin publik, në mënyrë që të mos e dobësoj pozitën e Serbisë, asgjë më shumë”, tha Vuçiç në një konferencë për media në Beograd. /kp/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi