A duhet të hani para stërvitjeve?

 

Se a duhet të hani para stërvitjeve apo jo, është pyetje e vjetër po aq sa ushtrimet fizike, ndërsa edhe shkencëtarët për një kohë të gjatë kanë debatuar rreth kësaj çështje.

Sidoqoftë, një studim i ri më në fund mund ta ketë siguruar përgjigjen e kësaj pyetje duke e ekzaminuar një gjen të caktuar në indet dhjamore.

Pas eksperimenteve të ndryshme nga hulumtuesit e Universitetit Bath në Britani të Madhe, ata kishin konkluduar se përgjigja e shumëkërkuar është jo.

Shpjegimi i thjeshtë për këtë është se indet dhjamore janë të zëna duke iu përgjigjur ushqimit gjatë ushtrimeve fizike, që do të thotë ju do të keni më pak ndryshime të dëshirueshme në inde dhe më pak përfitimet afatgjata shëndetësore.

Vlen të ceket se ekspertët për një kohë të gjatë i kanë këshilluar personat të mos ushqehen deri në dy-tri orë para stërvitjeve. /Telegrafi/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi