A do t’i bashkohet Shpend Ahmeti, Fatmir Limajt në dialog?

Pas lajmit se Shpend Ahmeti do të bëhej pjesë e grupit negociator në dialogun me Serbinë, ka reaguar PSD-ja.

Zëdhënësja e PSD-së, Natyra Kuçi, ka mohuar se Ahmeti do të jetë zëvendës i Fatmir Limajt, të cilin Qeveria e ka propozuar kryenegociator të një ekipi gjithëpërfshirës, transmeton lajmi.net.

Tutje, ajo ka njoftuar se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut.

Shkrimi i plotë:

Lajmi i sotëm që po qarkullon nëpër media të caktuara, se “kryetari i Partisë Socialdemokrahhte, Shpend Ahmeti do të bëhet pjesë e ekipit negociator të Kosovës si zëvëndës i Fatmir Limajt”, nuk është i saktë”, ka shkruar Kuçi.

Tutje, ajo ka njoftuar se Partia Socialdemokrate nuk ka asnjë marrëveshje me asnjë subjekt politik parlamentar, lidhur me çështjen e dialogut.

Dialogu me Serbinë nuk mund të jetë vullnet i një njeriut. Përfshirja e Kuvendit të Republikës dhe e partive politike është e domosdoshme që Kosova të ketë përfaqësim dinjitoz dhe të mirëpërgatitur, në dialogun me Serbinë.

Koalicioni qeverisës duhet ta krijojë hapësirën e duhur përfaqësuese e vendimmarrëse për opozitën dhe shoqërinë civile. Secili subjekt politik duhet të sillet me përgjegjësinë që kërkohet në këtë proces të rëndësishëm. Dhe ta merr përgjegjësinë për vendimet dhe veprimet politike./Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi