A do të vazhdojnë protestat? Opozita: Mogherinit i kërkuam lirimin e kuksianëve

Pas takimit me Federica Mogherinin, Monika Kryemadhi dhe Edi Paloka thanë për mediat se i kërkuan zyrtares së BE-së të ndërhyjë për lirimin e 11 kuksianëve.

“I kërkuam zonjës Mogherini ndërhyrjen e saj në mënyrë njerëzore tek zoti Rama për lirmin e 11 kuksianëve duke patur parasysh që vetë kryeministri Rama kërkoi falje publike në Parlament, në zonën më të varfër të shqiptarëve. Ajo që është më e rëndësishme për ne është që sot shqiptarët kanë nevojë për më shumë besim dhe për ta parë BE sa më pranë”, tha znj. Kryemadhi.

“Sot ne kemi në burg 11 qytetarë të pafajshëm që janë arrestuar në kundërshtim dhe shkelje të të drejtave të njeriut, kështu që hapi i parë është lirimi i tyre. Ishte një nga kërkesat dhe zonjës Mogherini që foli për bashkëpunim mes opozitës dhe maxhorancës. Hapi i parë duhet ndërmarrë nga Edi Rama”, tha Edi Paloka.

Por ndërkaq, opozita i është përgjigjur dhe akuzave të Edi Ramës në deklaratën e një dite më parë, dhe në apelin e tij për të veshur një fanellë kuq e zi.

“Opozita ka kaluar çdo limit të bashkëpunimit të saj me zotin Rama duke filluar që në prezencën e saj në Parlament, duke ngritur çdo ditë e më shuëm e duke i dhënë mundësitë z. Rama për të reflektuar. I vetmi që nuk ka ngjyra kuq e zi është Edi Rama, pasi të gjithë ata deputetë e kanë veshur, nëse ka njeri që nuk mban atë ngjyrë është Edi Rama”, tha kryetarja e LSI-së.

“Detyra e qeverisë është të bind qeveritë skeptike dhe kjo bëhet me punë dhe jo duke sulmuar opozitën”, tha Paloka./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi