SHQIPERIA

A do hyjë PD në parlament më 21 janar? Si përgjigjet Paloka

Spread the love

Më 21 janar pritet të nisë sesioni i ri parlamentar por Partia Demokratike me shumë mundësi do të vijojë marrëdhënien e kushtëzuar me Parlamentin. Për nënkryetarin e Partisë Demokratike, Edi Paloka, pas rrëzimit të ligjit të vettingut opozita nuk ka arsye për të marrë pjesë në parlament.


Gjatë një interviste për News24  Edi Paloka konfirmoi se Partia Demokratike po përgatitet për të marrë pjesë në zgjedhje, por vetëm pasi Edi Rama të mos jetë kryeministër. Ai tha se selia blu po përgatitet për zgjedhje lokale dhe të përgjithshme në një ditë.

“Pozicioni ynë është i qartë. Nuk mund të kthehemi në një parlament me hajdutë dhe kriminelë. Largimi i Edi Ramës është problemi i parë”- tha Paloka.

Nënkryetari i selisë blu tha se do të vijojë mbështetja për të gjitha aksionet dhe protestat qytetare sic është bërë deri më tani.

Related posts

Bllokohen punimet për ndërtimin e një hoteli në Durrës

dritatv

Rënia e papunësisë, Rama: Objektiv ambicioz, rritja e pagave të ulëta

dritatv

Maratona, Veliaj: Garues nga 40 vende të ndryshme të botës

dritatv

Leave a Comment