9500 euro për të të futur në Britani, zbulohet skema e shqiptarit të arrestuar me të shoqen sllovake

Një operacionit i përbashkët me autoriteteve britanike dhe atyre italiane i dha fund aktivitetit të një rrjeti trafikantësh, të cilët fusnin ilegalisht shtetas shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Operacioni në fjalë u finalizua javën e shkuar, megjithatë mediat britanike dhe ato italiane kanë dhënë më shumë detaje rreth tij.

Kështu, si pjesë e tij operacioni që u drejtua nga policia italiane, në pranga përfundoi një 42-vjeçar shqiptar dhe bashkëshortja e tij sllovake, 37 vjeç . Ata u arrestuan në Kent të Britanisë dhe ishin liderët e këtij aktiviteti kriminal, shkruan Klan.tv. Si funksiononte ky rrjet?

Kundrejt një pagese prej 9500 eurosh, shqiptari dhe bashkëshortja e tij që koordinonin anën britanike të grupit, lehtësonin hyrjen e jashtëligjshme të emigrantëve shqiptarë drejt Mbretërisë së Bashkuar.

Pjesë e kësaj organizate, sipas policisë italiane, ishin edhe dhjetëra italianë.

Këta të fundit u siguronin grupit pasaportat e tyre, të cilat modifikoheshin me foton e personit që donte të futej drejt Britanisë, kundrejt një pagese prej 500 dhe 2 mijë euro.

Një moment që shqiptarët arrinin në destinacion, dokumentet iu ktheheshin pronarëve italianë. Italianët e përfshirë, meshkuj e femra, përzgjidheshin në bazë të tipareve të tyre fizike.

Ishin gjithashtu shtetas italianë, ata që i shoqëronin shqiptarët për të udhëtuar drejt Britanisë, shpesh duke u hequr si një çift që po shkonin për pushime, në mënyrë që të mos ngjallnin dyshime tek autoritetet.

Lideri i bandës supervizonte çdo aspekt të udhëtimit nga distanca, ndërsa bashkëshortja e tij kujdesej për integrimin e të porsaardhurve në Mbretërinë e Bashkuar. Lideri shqiptar, identitet i të cilit nuk bëhet publik dhe bashkëshortja e tij sllovake u arrestuan në fillim të këtij muaji. Hetimet për këtë grup kriminal nisën në shkurt të vitit 2017, pas arratisjes së tre shqiptarëve nga burgu i sigurisë së lartë Rebibbia në Romë.

© SYRI.net

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi