95-vjeçarja zvicerane shpëton nga koronavirusi

Një 95-vjeçare është kthyer në shtëpi, pasi i ka mbijetuar virusit COVID-19.

Gertrude Fatton ka thënë se është trajtuar në një dhomë izolimi dhe në një moment kishte refuzuar t’i jepej oksigjen për të lehtësuar frymëmarrjen e saj.

“Në këtë moshë nuk më duhet më oksigjeni.

E kam jetuar jetën, më lejoni të shkoj në paqe”, u thashë, ka treguar Fatton.

Pas një javë trajtimi me antibiotikë dhe klorokinë mjekësore, ajo ka thënë se është këndellur.

Ajo ka rrëfyer se nuk ka pasur probleme të mëhershme, porse para dy javësh nisën simptomat e virusit.

Në Zvicër kanë vdekur 197 persona, ndërsa 12 mijë e 161 janë infektuar nga koronavirusi

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi