85 milionë+Bejl për Nejmar, PSG i tregon derën Real Madridit

E ardhmja e Nejmarit do të jetë larg Paris Sën Zhërmenit me klubin francez që po vijon të bisedojë me Real Madridin vetëm e vetëm për të mos e kthyer lojtarin te Barcelona dhe për t’i dhënë fund tekave të brazilianit, duke kërkuar kështu një hakmarrje si ndaj lojtarit, ashtu dhe ndaj klubit katalanas, që pavarësisht se e shiti dy vjet më parë, kurrë nuk u shkëput nga “O’Ney”.

Tratativat vazhdojnë dhe sipas asaj që raporton “Mundo Deportivo”, në ditët e shkuara Florentino Perez ka paraqitur një ofertë prej 85 milionë eurosh plus kartonin e uellsianit Gareth Bejl për të arritur te ylli brazilian, por PSG e ka kthyer sërish në Madrid ofertën, duke e cilësuar të pamjaftueshme për të kënaqur pritshmëritë e kampionëve të Francës.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi