80 mln euro dëm në Tiranë-Elbasan, ish-zyrtarët e ARRSH mbeten në burg

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda ka lënë në fuqi masat e sigurisë “arrest me burg” për tre ish-zyrtarët e Autoritetit Rrugor Shqiptar.

Ndaj ish-drejtorit të këtij autoriteti, Dashamir Xhika, dhe dy ish-drejtorëve të menaxhimit të projekteve Aksel Qurduka dhe Albens Alite u la në fuqi vendimi i dhënë nga Shkalla e Parë e Krimeve të Rënda.

Dashamir Xhika, Albens Alite dhe Aksel Qurduka dyshohen për “korrupsion” dhe “shpërdorim detyre” për rrugën Elbasan-Tiranë, për një dëm ndaj shtetit, që prokurorët për Krimet e Rënda e llogarisin në rreth 80 milionë euro.

Top Channel

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi