8 shtete arabe në këmbë; jelekverdhët e kanë nisë “Pranverën e Dytë Arabe”!

Përderisa më parë nëpër vendet arabe njerëzit ishin dredhur nëpër rrugë me slloganin “Liri Demokraci”, sot, rrugëve të qyteteve të vendeve arabe njerëzit kanë dalë me sloganin e ri: “Për kushte ekonomike më të mira”.

Vendet arabe kanë filluar të vlojnë si rezultat i ndikimit të frymës së jelekverdhëve të Francës.

Protesta të mëdha janë duke e mbajtur në 8 vende arabe. Sudani, Tunizia, Maroku, Libia, Libani, Iraku, Jordania dhe Algjeria janë para një provimi të madh e të vështirë.

Në Liban e Tunizi, demonstruesit po tregojnë haptazi se janë të frymëzuar nga revolucioni i jelekverdhëve në Francë. Në këto dy vende demonstratat po përhapen me të madhe.

Aktualisht, vendi më i nxehtë i demonstratave është Sudani ku për çdo ditë gjendja po tensionohet edhe më shumë.

Në Jordani, protestat filluan si rezultat i pakënaqësive ekonomike, por që tani janë shndërruar në demonstrata të hapura kundër qeverisë. Ushtria jordaneze është vënë në tetik.

Në Sudan demonstratat kishin filluar me 19 dhjetor, e sot, nga 18 provinca sa ka Sudani, në 14 prej tyre njerëzit janë duke fjetur në rrugë.

Rritja trefish e çmimit të bukës, rritja e çmimit të karburantit, e produkteve tjera ushqimore kanë nxitur revolta të mëdha në Sudan. Njerëzit po kërkojnë rrëzimin e qeverisë dhe ndërrimin e pushtetit. Nga të gjitha bankat vazhdon tërheqja e kursimeve ku ka ndikuar në ngritjen e dollarit dhe të çmimeve tjera.

Edhe në Tunizi, vend ky ku kishte filluar Pranvera Arabe dhe kishte rezultuar me rrëzimin e Zejnul Abidinit diktator, që nga ajo kohë turbulencat nuk janë ndalur. Tunisi, sikur edhe vendet tjera arabe asnjëherë më nuk e gjetën qetësinë./ Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi