70-vjetori i marrëdhënieve Shqipëri-Kinë, Rama ndalet tek “Shengeni Ballkanik”: Do shtohen turistët kinezë, frymë pozitive për ekonominë

Kryeministri i vendit, Edi Rama ishte i pranishëm në çeljen e ekspozitës “Përtej Kujtimeve” në kuadër të 70-vjetorit të marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Kinës, ndërsa u ndal sërish tek dobia e lëvizjes “Shengen” në Ballkanin Perëndimor.

Ai tha se nisma për të lëvizur pa viza në gjashtë vendet e Ballkanit do të krijojë një frymë pozitive për ekonominë . Sipas tij, turistët kinezë nuk do të kenë më kontrolle të dyfishta sa i takon dokumentacioneve. Shefi i qeverisë pohoi faktin se Kina është partneri më i rëndësishëm i Shqipërisë në sektorin e tregtisë, pas Bashkimit Europian.

“Marrëdhënie që daton 70-vjet më parë. Një marrëdhënie sa e çuditshme aq edhe e veçantë mes një prej vendeve më të vegjël të Lindjes Europiane dhe më të madhit vend të vetë rruzullit tokësor. Ky aktivitet është një moment kthimi te e shkuara përmes imazheve që në shumicën e tyre na janë të njohur. Shqipëria sot është vend anëtar i NATO-s, Kina nuk resht së kultivuari politika së dakordësuara prej kohësh dhe mbetet në një kontinent shtet. Nuk është aspak çudi që Kina është partneri më i madh tregtar i Shqipërisë,  pas BE-së,  dhe portofoli i kësaj marrëdhënie nuk ka asnjë mundësi tjetër se të njohë rritje të vijueshme.

Me çuarjen përpara të marrëveshjes së shengenit, ne besojmë se vitin e ardhshëm do të kemi një bum turistësh kinezë pasi në muajt në vijim do të dakordësojmë se për turistët kinezë nuk do të jetë e nevojshme të këtë më shumë se një pikë hyrëse në aspektin e dokumentacionit  dhe në të gjithë  zonën ku do funksionojë marrëveshja do të jetë e mundur që ata do të lëvizin pa viza. Nëse sot Shkupi dhe Beogradi kanë numrin më të madh të turistëve kinezë, mundësia për të ardhur në Tiranë qoftë përmes aeroportit pa viza, qoftë  përmes rrugës nga Maqedonia e Veriut  pa vizë, do të rrisë shumë kapacitetin e ofertës tonë në raport me kërkesën në rritje dhe përfshirja e të gjitha vendeve në këtë hapësirë për turistët kinezë nuk do të jetë as më shumë dhe as më pak, por një energji që sot ne nuk arrijmë ta perceptojmë aq sa duhet dhe aq si duhet në funksion të ekonomisë së turizmit”-tha Rama.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi