BOTA

64 përqind e europianëve nuk besojnë se kushtet e jetesës do të përkeqësohen nëse shpërbëhet BE-ja!

Spread the love

Në një anketë të 11,000 njerëzve në Europë, 64 për qind e të anketuarve thanë se nuk mendonin se kushtet e jetesës do të përkeqësoheshin në qoftëse shpërbëhet BE-ja.

Sipas sondazhit të kryer nga tink-tank-i me bazë në Bruksel “Miqtë e Evropës”, 64 përqind e europianëve nuk besojnë se kushtet e jetesës do të përkeqësohen nëse shpërbëhet BE-ja.

Sipas një sondazhi të kryer nga organizata me rreth 11,000 njerëz në Europë, 49 për qind besojnë se BE është e panevojshme, ndërsa 64 për qind nuk mendojnë se standardet e jetesës do të përkeqësohen në mungesë të BE.

Rezultati i anketës, bazuar në përgjigjet e pjesëmarrësve, tha se nëse ndryshimi dhe reforma nuk ofrohen, BE-ja do të mbetet e parëndësishme për shumicën e qytetarëve të saj.

Përveç kësaj, më shumë se një e treta e europianëve presin nga BE-ja të jenë “më transparente” në shpenzimet e buxhetit të BE-së./Kosova Post/

Related posts

Kasimi nga Guta Lindore ndan fatin e njëjtë me foshnjën Kerim

dritatv

Erdogan: Fitues në këto zgjedhje janë demokracia dhe populli

dritatv

Kaledonia e Re mbetet franceze, dështon Referendumi

dritatv

2 comments

Leave a Comment