5 të plagosur në Laprakë, dëshmia e shoferit: Më preu rrugën një fëmijë

Pesë persona kanë mbetur të plagosur nga dalja nga rruga e një makine ‘BMW’.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës në Tiranë.

Makina ka dalë nga rruga e ka përfunduar në një lavash, duke plagosur punonjësit, ndërsa është përplasur edhe me një ‘Benz’.

Sipas informacioneve policore, të plagosur kanë mbetur edhe drejtuesit e mjeteve.

Njëri prej shoferëve ndodhet në gjendje më të rëndë.

Shoferi i ‘BMW’ ka thënë për policinë se ishte detyruar të përfundonte në lavash pasi ‘një fëmijë më preu rrugën’.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi