400 milionë euro! Kjo është oferta e “përbindshme” e Real Madridit për yllin francez

Real Madridit ka ndërmend që të sjellë në kryeqytetin spanjoll sulmuesin 21-vjeçar të Paris Sën Zhërmenit dhe Kombëtares së Francës, Kilian Mbape, i cili ende nuk ka vendosur që të rinovojë kontratën me kampionët transalpinë.

Sipas asaj që raporton gazeta franceze “Le Parisien”, klubi iberik është gati që të vendosë në tavolinë një ofertë të “përbindshme” për kartonin e lojtarit, një shifër që do bëjë të dridhet edhe një klub shumë të pasur si Paris Sën Zhërmeni.

Flitet për 400 milionë euro, gati dyfishi i asaj që parizienët shpenzuan për të marrë Nejmarin nga Barcelona. Aktualisht, ai i brazilianit mbetet transferimi më i shtrenjtë në histori, pasi PSG pagoi 222 milionë euro në arkat e katalanasve për ta marrë sulmuesin.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi