“40 bandat”, ende mblidhen prova, asnjë nga kryemafiozët nuk po kapet

Policia hyri me shumë trupa në dy lagjet e kontrolluara nga dy familje të njohura në Shkodër.

Në Kiras dhe në Dobraç, policia hyri në një skemë të ngjashme me ato të verës se viti 1997 kur dilnin nëpër rrugë për të treguar se ka shtet e më pas dilnin nga ato rrugë me duar bosh.

Ende nuk ka ndonjë rezultat, të paktën në kapjen e ekzekutorëve të veprave kriminale jo vetëm në Shkodër, por edhe në Durrës, Vlorë, Tiranë, Elbasan.

Asnjë nga drejtuesit e 40 bandave, të cilat i pranoi edhe vetë ministri Xhafaj nuk janë kapur. Operacioni Forca e Ligjit thuhet se po vijon, por herën e fundit në Shkodër, kapi vetëm pronarin e një lokali tallavaje në operacionin “Balerina”. Vetëm kaq. Asnjë fije floku nuk ju prek dy prej familjeve të mëdha që kanë marrë formën e organizatave mafioze që vendosin gjoba, zhvatin, vrasin dhe zhdukin njerëz. Në nëntor të vitit të kaluar nisi operacioni forca e ligjit. Një vit më pas, ministri Xhafaj bëri këtë deklaratë në Kuvend.

“Gjatë muajve Shtator-Tetor në sajë të provave të mbledhura, në sajë të punës intensive që kemi bërë gjatë kësaj periudhe, jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve kriminale”, shprehej më parë ministri Xhafaj.

Kjo deklaratë e shoqëruar me statistika nga koha e PD e më pas nga koha e PS është ndër të rrallat që ka dhënë Xhafaj që kur doli herën e fundit për çështjen e të vëllait. Po përtej deklarimeve situata me rendin publik nuk duket aq optimale.

Thjeshte lufta mes bandave, siç po ndodh në Shkodër ku viti u hap me atentate me tritol ku kontrollin edhe në dy lagjet që hyri policia nuk e ka shteti, por padrinot. Në Shkodër parashikohen ndryshime në komandën drejtuese të policisë lokale. Por i njëjti veprim u krye edhe në Elbasan disa muaj më parë.

Policia në rrugë me blinda dhe shefat e rinj nuk i dhanë fund pushtetit të krimit të organizuar, një pjesë e të cilit ka lidhje shumë të forta politike./Top Channel/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi