4 bletë të gjalla gjenden brenda syrit të një gruaje në Taiwan!

Ishin rreth katër e të gjitha të gjalla, bletët që mjekët gjetën brenda syrit të një 28 vjeçare në Taiwan. Bëhet fjalë për bletët e djersës, të cilat tërhiqen nga djersa dhe lotët. Në këtë rast bletët kishin hyrë brenda syrit të gruas teksa ajo po pastronte barërat në varrezat e familjarëve të saj. Lajmin e bën të ditur Bbc.

Hong Chi Ting, mjek i spitalit universitar të Fooyin, ka thënë që ka mbetur i shokuar teksa ka gjetur insektet, çdonjëra prej tyre e gjatë 4 milimetra. Këtyre bletëve u pëlqen edhe të pijnë lot nga njerëzit, sepse janë të pasura me proteina.

Sipas asaj që tregon gruaja syri kishte filluar ta bezdiste pas një stuhie ere dhe ajo kishte menduar se ndoshta në sy i kishin hyrë rërë.
Pas disa orësh vajzës i ishte ënjtur syri dhe kishte filluar ti dhimbte, aq sa ajo nuk arrinte ta mbyllte plotësisht.

’Duke parë me mikroskop pashë diçka të zezë, që dukej këmba e një insekti-tregon mjeku-e kapa dhe shumë ngadalë hoqa bletën. Më pas pashë një tjetër dhe më pas edhe dy të tjera. Bletët ishin akoma të gjalla. Zakonisht këto insekte nuk sulmojnë njerëzit por i pëlqen të thithin djersën. Me shumë gjasa ka qenë era që i ka shtyrë brenda në sy, ku kanë ngecur’.

‘Gruaja ishte me fat, shpjegojnë doktorët, sepse gruaja nuk e fshiu syrin, teksa bletët ishin brenda. Duke pasur lente kontakti, ajo si ka prekur sytë me frikën se mund të dëmtonte lentet. Nëse do e kishte bërë, bletët do të kishin prodhuar helm, duke e lënë të verbër për gjithë jetën’. Bletët, mbeten në jetë dhe janë dërguar në një tjetër organizatë kërkimi për ti studiuar.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Sulmi i SHBA në Siri, çfarë ka ndodhur?

  Trump hyri në aksion pas sulmit të armëve kimike nga ana e forcave të presidentit Assad. Tre vende janë goditur në Siri, nga tre...

Gjermania dhe Austria rrisin kontrollet kufitare për ketë arsye

  Autoritetet në Gjermani dhe Austri po kryejnë kontrolle të përbashkëta kufitare në luftën kundër krimit dhe imigracionit të paligjshëm. Zyrtarët e policisë federale gjermane dhe...

SHBA, në Central Park ngrihet spital i ndihmës së parë kundër COVID-19

Në kuadër të luftës kundër pandemisë së koronavirusit të ri (COVID), në Central Park të New York në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA),...

Së fundi

Samsung rikthehet me tre modele të reja. Ja për çfarë bëhet fjalë

Samsung rikthehet në tregun britanik me tre modele të reja të laptopëve. Samsung ka munguar në tregun e laptopëve në Mbretërinë e Bashkuar për...

Gjeni 3 zgjidhjet e këtij ushtrimi matematikor duke lëvizur vetëm një fije shkrepse

Nëse jeni një fans i vërtetë i enigmës, kjo foto do vërë në punë trurin dhe imagjinatën tuaj. Kushtojini vëmendjen detajeve të vogla dhe...

Numri i të vdekurve nga koronavirusi në Britaninë e Madhe shkon në 39 045 persona

Qeveria britanike ka njoftuar se 111 persona kanë ndërruar jetë nga koronavirusi në 24 orët e fundit në vend. Kështu, zyrtarisht numri total i viktimave...