4 arrestime në Fier, njëri prej tyre i shpallur në kërkim

Një shtetas i shpallur në kërkim ka rënë në pranga në Fier, teksa është arrestuar gjithashtu në flagrancë 1 shtetas për armëmbajtje pa leje, si dhe 2 të tjerë nga Qarkullimi Rrugor.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes u arrestua M. K., 20 vjeç, banues në Skrapar. Gjatë kontrollit personal, këtij shtetasi iu gjet një armë zjarri automatik dhe 1 krehër me 10 fishekë, vepër penale për të cilën parashikohet dënimi deri në 7 vite burg.

Po kështu u kap dhe u ndalua shtetasi i shpallur në kërkim A. S., 30 vjeç, banues në Divjakë. Ndalimi i këtij shtetasi u bë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Lushnjë ka vendosur ndaj tij masën e sigurimit “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Ndërkohë, kontrollet kanë vijuar dhe nga Policia Rrugore, për evidentimin dhe ndëshkimin e shkelësve të Kodit Rrugor dhe si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit: R. K., 30 vjeç, banues në Lushnjë, pasi drejtonte mjetin pa leje drejtimi dhe J. Xh., 33 vjeç, banues në Fier, pasi drejtonte mjetin në gjendje të dehur.

Kontrollet e Policisë do të vijojnë edhe në ditët në vazhdim, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

A guxojmë të shtrihemi kur na dhemb shpina?

    Njerëzit që vuajnë nga dhimbjet në shpinë duhet urgjentisht të merren me aktivitete fizike, thonë ekspertët. Kur keni dhimbje në shpinë zakonisht dëshironi të shtriheni...

Turqi, neutralizohen 4 terroristë të PKK-së

Së paku katër terroristë të PKK-së janë neutralizuar gjatë një operacioni në Turqinë juglindore, bëri të ditur ushtria. Autoritetet turke shpesh përdorin fjalën "neutralizuar"...

SHBA: Plani i paqes për Lindjen e Mesme i hapur ndaj “ndryshimeve”

Përfaqësuesja e përhershme e SHBA-ve në Kombet e Bashkuara (OKB), Kelly Craft, ka deklaruar se "plani i paqes" i presidentit Donald Trump...

Së fundi

Samsung Galaxy A72 vjen me 5 kamera

Telefoni inteligjent i mesëm do të marrë një tele-kamerë shtesë me zmadhim optik 3x. Samsung supozohet të instalojë një konfigurim të kamerës me 5 sensorë...

Bruksel, punonjësit e transportit publik në grevë

Në Bruksel ka filluar greva njëditore e punonjësve të transportit publik, (AA). Greva ka ndikuar negativisht ndaj qytetarëve që shfrytëzojnë transportin publik për detyra dhe...

Tensioni i ashpër Greqi-Turqi, Pompeo takime me zyrtarët e lartë në Selanik: Çështjet e kufijve detarë duhen zgjidhur …

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, zhvilloi të hënën bisedime me homologun e tij grek Nikos Dendias në një kohë tensionesh mes dy aleatëve...