36 orë në ndjekje për vogëlushin, policia i bën publike momentet kritike

Kamera e vendosur në trupin e një polici britanik ka zbuluar momentin rrëqethës kur kanë shpëtuar një foshnjë të rrëmbyer pas një ndjekjeje prej 36 orësh.

Foshnja, mashkull 5-muajsh, ishte rrëmbyer në shtëpinë e tij në Sutton Coldfield të Birminghamit, nga James Dempsey, një person me dosje të mbushur penale.

Dempsey, 35 vjeç, ishte person i njohur për nënën e djalit, dhe ia arriti ta rrëmbente atë në orët e hershme të 3 prillit, përpara se të kapej pranë aeroportit të Birminghamit të nesërmen.

Ai u burgos për 27 muaj më 13 qershor. Policia i bëri publike pamjet vetëm pas vendimit të gjykatës. /tesheshi.com/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi