BOTA

“300.000 refugjatë sirianë në afërsi të kufirit turk”

Spread the love

Qindra mijëra sirianë e kishin patjetër të strehohen në kampet në afërsi të kufirit turk për shkak të përshkallëzimit të përleshjeve në pjesën veriperëndimore të Sirisë në muajin prill, thanë të martën nga një agjenci e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB).

“Siria veriperëndimore ka qenë dëshmitare e përshkallëzimit dramatik të konfliktit që nga fundi i muajit prill duke ndikuar në provincat e Hamas veriore, Idlibit jugor dhe Halepit perëndimore”, thuhet në kumtesën e Programit Botëror të Ushqimit (WFP), që është një degë e OKB-së për asistencë me ushqim.

“Situata i ka detyruar më shumë se 300.000 persona që të lëshojnë vendin, shumica prej të cilëve u janë drejtuar kampeve për IDP (persona të zhvendosur brenda shtetit) në provincën Idlib në veri të Sirisë, e cila gjendet në afërsi të kufirit me Turqinë”, thuhet në kumtesë.

Në të po ashtu theksohet se vala e dhunës gjithashtu ka ndërprerë operacionet e WFP-së në disa zona, veçanërisht në pjesët jugore të Idlibit, dhe se autoritetet e kanë pasur të pamundur të arrijnë në rreth 7.000 persona në kështjellën Madiq të provincës veriore Hama që nga muaji Maj.

“Fatkeqësisht, bujqësia gjithashtu është ndikuar në masë të madhe, ku duke u bazuar në vlerësimet satelitore, të paktën 18.000 hektarë e tokës bujqësore është djegur në javët e fundit”, qëndron në kumtesë.

– Situata në zonën e de-eskalimit në Idlib

Idlibi, ku numri i banorëve ka arritur në katër milionë me emigrimet e brendshme, është nën kontroll të opozitës që nga marsi i vitit 2015. Idlibi në mënyrë intensive ka qenë cak i sulmeve nga regjimi i Bashar al-Assad-it.

Turqia dhe Rusia në shtator të vitit të kaluar u dakorduan për të shndërruar Idlibin në një zonë të de-eskalimit në të cilën rreptësisht do të ndaloheshin të gjitha aktet e agresionit.

Megjithatë, forcat e regjimit të Assad-it vazhdimisht kanë thyer kushtet e armëpushimit, duke ndërmarrë sulme të shpeshta brenda zonës së de-eskalimit.

Burime nga mbrojtja civile raportojnë se vetëm gjatë muajit maj, të paktën 231 civilë, duke përfshirë 59 fëmijë, janë vrarë, ndërsa 659 të tjerë janë plagosur nga sulmet e regjimit, grupeve të huaja terroriste të mbështetura nga Irani dhe Rusia.

Siria është përfshirë nga një luftë e egër civile që nga viti 2011, kur regjimi i Bashar al-Assad-it ndërhyri me egërsi ndaj demonstruesve.

Related posts

Britani, Facebook mbyll faqet e organizatave dhe personave të ekstremit të djathtë

dritatv

Tjetër ngjarje misterioze në Londër, gjendet i vdekur armiku i Putin

dritatv

Nën dyshimin se ishte i dehur, arrestohet një pilot i “American Airlines”

dritatv

Leave a Comment