“3 milionë turistë britanikë pritet ta vizitojnë Turqinë më 2018”

Një numër rekord turistësh britanikë do të vizitojnë Turqinë në vitin 2018, duke shënuar rritje prej 70 për qind nga viti i kaluar, tha ambasadori britanik në Turqi, Dominick Chilcott.

Chilcott, i cili gjendet në provincën turke Izmir për bisedime zyrtare, tha për AA se tre milionë turistë britanikë pritet të vizitojnë Turqinë, sipas shifrave të bazuara në parashikimet nga operatorët turistikë britanikë.

“Aranzhmanet turistike na tregojnë se rezervimet paraprake janë rritur deri në 70 për qind nga viti i kaluar. Këto janë vetëm nga operatorët turistikë, ndërsa ka njerëz që vijnë individualisht, të cilët bëjnë rezervime ose kryejnë fluturime vetë”, tha Chilcott.

Duke deklaruar se vitin e kaluar vetëm 1,7 milionë turistë britanikë vizituan Turqinë, Chilcott tha: “Kështu, ne mendojmë se tre milionë është një vlerësim mjaft i mirë për atë që mund të presim nga ky vit. Nëse arrjmë shifrën tre milionë, ajo do të jetë rekord”.

Sipas ambasadorit, ekzistojnë disa arsye “pse më shumë britanikë do të vijnë këtë vit”.

“Mendoj se një nga arsyet është se agjencitë turke të sigurisë kanë pasur shumë sukses në mbajtjen e kërcënimit terrorist nën kontroll”, tha Chilcott.

“Mendoj se kthimi i stabilitetit në Turqi ka qenë i dobishëm”, tha ai.

Chilcott theksoi se Britania e Madhe gjithashtu përjetoi disa ngjarje terroriste vitin e kaluar, për të cilën ai tha se do të thotë se njerëzit e kanë kuptuar se “terrorizmi mund të ndodhë kudo dhe nuk është më e sigurtë të qëndrohet në shtëpi sesa të udhëtohet në vende të tjera si Turqia”.

“Kështu që unë mendoj se kjo u jep njerëzve edhe besim”, shtoi ambasadori britanik./Rtv Drita/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi