28 të infektuar me COVID-19 vetëm sot, në gjithë Shqipërinë 174 raste

🔴MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE – Përditësimi i situatës së COVID-19Eugena TominiInstituti i Shëndetit Publik

Gepostet von Edi Rama am Donnerstag, 26. März 2020

Të prekurit me koronavirus në vendin tonë janë në rritje. Këtë e dëshmojnë edhe të dhënat e fundit të Ministrsë së Shëndetësisë.

 

Në komunikimin e sotëm publik Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik konfirmoi 28 raste të reja, nga 103 teste te kryera, në total 174 të prekur nga 1144 te testuar.

Kujtojmë se që kur nisi shpërthimi i pandemisë, në vendin tonë janë shënuar deri më tani 6 viktima, mbrëmë ndërroi jetë një 71-vjecre, ndërsa më i riu mes tyre 43 vjec, nga Kavaja. Në shërbimin infektiv aktualisht janë 73 të shtruar dhe prej tyre 3 raste jane ne terapi itensive 2 jane te intubuar. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Harta e të prekurve nga COVID-19 është shtrirë tashmë edhe në Tropojë dhe zgjerohet në Tiranë, Korçë, Fier, Durrës, Lezhë, Elbasan, përveç rasteve të zbuluar për të cilat po kryhet hetimi epidemiologjik dhe ku po punohet me shumë intesitet nga epidemiologët për gjurmimin e kontakteve të rasteve pozitive dhe ndërprerjen e zinxhirit të transmetimit të infeksionit.

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:

– Tirane 102 raste
– Durres 10 raste
– Lushnje 4 raste
– Elbasan 5 raste
– Rrogozhine 2 raste

– Fier 18 raste
– Kavaje 4 raste
– Korce 11 raste
– Vlore 5 raste
– Shkoder 3 raste
– Lezhe 4 rast
– Berat 1 rast
– Has 2 raste
– Kruje 1 rast
-Tropoje 2 raste

“Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i drejtohet edhe një herë me një lutje qytetarëve: Mos shkoni menjëherë në spital! Ministria ka vënë në dispozicion një linjë të gjelbër FALAS 0800 40 40 për çdo qytetar që kërkon informacon apo këshilla në lidhje me COVID-19. Kjo linjë do të shërbejë edhe për pacientët kronikë që të marrin informacion se si të lidhen me mjekun e familjes, se si mund të përfitojnë barnat me rimbursim dhe për cdo shqetësim tjetër që ata kanë. Por është e rëndësishme të sqarohet se: Nëse qytetarët kanë shenja të sëmundjes dhe për rastet e urgjencave duhet të telefonohet numri unik i urgjencës kombëtare 127”,- tha Tomini

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

E bija e Hoxhës Fotomodele.

https://youtu.be/zCyeb167ifI Libri “E bija e Hoxhës fotomodele” është libri më i ri i sjellë në treg...

Erdogan: Nëse veriu i Sirisë nuk pastrohet nga terroristët, Turqia do ta pastrojë vetë

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kërkoi që bota të respektojë shqetësimet e sigurisë së vendit e...

Vecca: Dua të besoj se Parlament italian do ta detyrojë Qeverinë që ta tërheqë njohjen e Kosovës

Gazeta online e Beogradit “srbijadanas” sot shkruan se me një “peticion me nënshkrimet e disa mijëra italianëve Qeverisë në Romë i kërkohet që të...

Së fundi

COVID-19: Numri i vdekjeve në Mbretërinë e Bashkuar rritet në 5.373

Mbretëria e Bashkuar ka raportuar 439 raste të reja të vdekjeve që ndërlidhen me koronavirusin e ri (COVID-19). Sipas Departamentit të Shëndetësisë dhe Kujdesit Social,...

Korisha futet në karantinë, testohen 25 persona që patën kontakt me 70-vjeçaren e ndjerë

Një burrë 59 vjeç dhe një grua 70 vjeçe janë dy viktimat e fundit në Kosovë, të cilët kanë ndërruar jetë gjatë 24-orëve të...

Turqi, rritet në 649 numri i të vdekurve nga COVID-19

Turqia ka informuar për rastet e reja të koronavirusit të ri (COVID-19), përderisa vazhdon përpjekjet për të frenuar përhapjen e virusit. Ministri i Shëndetësisë së...