21 kg kanabis si çokollatë, arrestohen 5 persona në Durrës

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Prokurorinë kanë finalizuar operacionin e koduar “Vazhdimësia”, duke arrestuar 5 persona.

Mësohet se në pranga e policisë kanë rënë: A.Ç., 53 vjeç; G.K., 38 vjeç; I.K. 50 vjeç; R.K. 25 vjeç si dhe L.Y., 47 vjeç.

Këta shtetas gjatë operacionit u kapën në flagrancë pranë stacionit të trenit Lushnjë me një sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate, kanabais, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash.

Vazhdon puna për dokumentimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi