20 raste të reja dhe një viktimë nga COVID-19 në Maqedonin e Veriut

Ministria e Shëndetësisë njoftoi edhe për një viktimë tjetër të regjistruar nga COVID-19, duke e çuar në 113 numrin e përgjithshëm të të vdekurve.

Ndërkohë, gjatë ditës së fundit janë shëruar 24 pacientë të tjerë paraprakisht të testuar pozitiv ndaj koronavirusit. Numri i përgjithshëm i të shëruarve në vend arrin në 1.411, ndërsa numri i rasteve aktive me këtë virus është 417.

Gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut janë kryer 744 teste për COVID-19, ndërsa numri i përgjithshëm i testeve të kryera që nga shpërthimi i pandemisë është 24.762.

Kujtojmë se dje, kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski, njoftoi për vendimin e qeverisë për të ndryshuar orën policore gjatë festës së Fitër Bajramit si masë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit të ri (COVID-19).

“Ndalohet lëvizja e të gjithë qytetarëve në gjithë territorin e shtetit duke filluar nga e diela, 24 maj, në ora 11:00, deri të martën, 26 maj, ora 05:00”, shkroi Spasovski.

Dita e dielë është dita e parë e Fitër Bajramit, në të cilën është lejuar lëvizja e qytetarëve nga ora 05:00 deri në ora 11:00.

Gjatë ditës së hënë, që është dita e dytë e Fitër Bajramit, është e ndaluar lëvizja e qytetarëve gjatë gjithë ditës, deri në mëngjesin e së martës në ora 05:00.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Maqedoni e Veriut, regjistrohen 20 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut njoftoi se 20 raste të reja me koronavirusin e ri (COVID-19) janë konfirmuar në vend në 24...

“Rrahje krahësh” mes burrave të PDK-së dhe atyre të PSD

Përshëndetje e ngrohte dhe tejet mall i ngjante sot përshëndetja mes deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe atij të Partisë Socialdemokrate. Në pritje të...

Hoqi dorë nga mandati, Tahiri dorëzon zyrtarisht kërkesën në Kuvend

Saimir Tahiri ka bërë zyrtare kërkesën për dorëzimin e mandatit të deputetit, teksa rreth mesditës ka zbatuar procedurën duke dërguar dokumentin zyrtar në Kuvend.  “Për...

Së fundi

Kosovë : Janë rregjistruar 13 raste të reja me COVID-19

TREMBËDHJETË RASTE ME COVID-19 DHE DY TË SHËRUAR! Sot më 31 maj 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar...

Qeveria shfuqizon vendimet e mëparshme: Hapen çerdhet, kafiteritë, kufijtë e qendrat tregtare

Qeveria në detyrë ka zhvilluar sot mbledhjen e radhës, ku ndërmorën vendimin që t’i shfuqizojnë disa nga vendimet që kishin ndërmarrë në fillim të...

Rusia regjistroi një rritje të re të rasteve me koronavirus

Për herë të parë që nga 23 maji, rastet e reja shkuan në mbi 9 mijë, pasi 9.268 person rezultuan pozitivë me COVID-19 gjatë...