18 muaj pa futboll, rrëfehet Bajram Jashanica

18 muaj vuajtje, pritje dhe dëshpërim. 18 muaj, nga të cilët më shumë se gjysmë të kaluar me një stërvitje intensive dhe shpresë se fundjava do ta gjente në fushë, por jo, ai dënim i mallkuar për një gabim njerëzor ia mohoi gjithmonë një gjë të tillë.

Të shumtë do të ishin ata që do të kishin shkëputur çdo marrëdhënie me futbollin, por një gjë të tillë nuk mund ta bënte kurrsesi Bajram Jashanica, kolosi i mbrojtjes së Skënderbeut.

Në një rrëfim unik për “Panorama Sport”, mbrojtësi kosovar i Skënderbeut tregon vuajtjet dhe dëshirën e madhe për të qenë serish në fushë në këtë një vit e gjysmë pritjeje.

Jashanica, 18 muaj pa futboll, si ka qenë jeta juaj gjatë kësaj periudhe?

Gjithmonë jam fshehur, jam druajtur të flas për këtë anë të errët për mua, por tani nuk kam se nga shpëtoj. Jeni i vetmi që më ke mbushur mendjen të flas. Kam dashur të qëndroj larg dhe të punoj për sezonin e ri kur unë do të rikthehem. Pavarësisht se ka qenë tmerrësisht e vështirë që unë të rrija larg futbollit për kaq kohë.

Momentet më të vështira po i kaloni tani, pa dashur t’ju rëndoj, si e keni përballuar një gjë të tillë?

Mund të them se fillimi nuk ka qenë shumë i vështirë. Unë isha i dëmtuar dhe do të duhet të qëndroja gjashtë muaj jashtë fushave të futbollit. Kjo ishte periudha me e lehtë për mendimin tim, pasi mendoja jam i dëmtuar dhe do kohë derisa të riaftësohem. Por, muajt e tjerë, kur unë ndjeva se fizikisht isha gati, kanë qenë torturë.

Keni punuar fort në stërvitje, por kur nuk e shihnit veten mes të grumbulluarve, çfarë mendonit?

Dëshpërim, gati sa nuk qaja. Jam mbyllur në dhomë shumë herë vetëm dhe e vuaja shumë këtë pjesë. Ishte shumë e rëndë për mua, pasi jepja maksimumin dhe në fund nuk mund të luaja. Më besoni, ka qenë periudhë shumë e ngarkuar psikologjikisht. Nga tribuna doja të kërceja në fushë dhe të isha në ndihmë të shokëve, por ai dënim ishte si një gozhdë që më ngulej çdo ditë e më shumë kur e mendoja një gjë të tillë.

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi