SHQIPERIA

“16 shkurti”, PD-Ramës: Nuk ndalon protestën duke bllokuar rrugët

Spread the love

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi në një dalje për media është shprehur se kryeministri Edi Rama me bllokimin e autostradës Tiranë Durrës dhe Tiranë –Kamëz nuk do bllokojë protestën e 16 shkurtit.


Bardhi tha se Rama duke bllokuar këto akse rrugore nuk do të ndalojë dot protestën e qytetarëve.

“Edi Rama kryeministri më i vetmuar në Europë po bën çdo përpjekje për të ndalur protestën e 16 shkurtit. Edi Rama mendon se duke bllokuar rrugën Tiranë- Durrës dhe Tiranë-Kamëz mund të ndalojë gjysmën e qytetarëve për të protestuar kundër tij.

Qytetarët duhet të ishin njoftuar disa ditë më parë si raste të tjera. Po paralajmërojmë që tani çdo makineri ndërtimi të mos bëjë asnjë veprim për të penguar lëvizjen.

Edi Rama do jetë i vetmi që do mbajë përgjegjësi.  Makinacionet qesharake dhe mjerane nuk do ndalin dot këtë sistem të mallkuar nga krimi dhe korrupsioni”, u shpreh ai.

Related posts

Shuhen zjarret në Porto Romano pas urdhrit të zv.ministrit Lleshaj

dritatv

Vettingu për Arta Markun, nis seanca pa praninë e kryeprokurores

dritatv

Bardhi: Gjyqtarët të mos japin mandatet e 30 qershorit

dritatv

Leave a Comment