15 raste të reja me koronavirus në Serbi

Pas gati një muaji pa të infektuar të rinj me koronavirus në mjediset serbe në Kosovë, javën e kaluar u konfirmuan dy raste, ndërsa ky numër u rrit të hënën për 15.

Këto të dhëna të Institutit të Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut u bënë publike në një konferencë për media, të mbajtur nga shtabet e krizave të komunave nga veriu i Kosovës.

Nga të infektuarit e rinj, 12 persona janë nga veriu i Kosovës dhe nga një në Graçanicë, rajonin e Pejës dhe Prizrenit.

“Numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i pandemisë e deri më sot është 134”, tha Aleksandar Antonijeviq, epidemiolog në Institutin e Shëndetit Publik në Mitrovicën e Veriut.

Ai tha se bëhet fjalë për rezultatet e testeve më 18, 22 dhe 25 qershor.

Nga data e fundit priten rezultatet edhe të 16 mostrave, ndërsa sot janë testuar edhe 30 persona të tjerë.

“Kaq teste kemi pasur. Meqenëse situata po komplikohet, do të përpiqemi që të bëjmë testime të hënave, të mërkurave dhe të premteve. Në periudhën paraprake e kemi zvogëluar testimin në dy herë në javë, por tani do të ndryshojmë dinamikën. Do të veprojmë ashtu siç na e dikton situata”, tha Antonijeviq.

Për shkak të rritjes së numrit të pacientëve me koronavirus, shtabet e krizave të komunave nga veriu i Kosovës thanë se kanë ndërmarrë edhe masa të reja.

Ato, mes tjerash, përfshijnë anulimin e të gjitha aktiviteteve me numër të madh njerëzish, si brenda, ashtu edhe jashtë, ndërsa puna e ambienteve të hotelierisë kufizohet deri në orën 23:00.

Kosova ka konfirmuar gjithsej 2,677 raste me koronavirus; prej tyre, 1,425 janë shëruar dhe 49 kanë vdekur.

Rastet me koronavirus në mjediset serbe nuk raportohen gjithmonë te Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Festa po rrit çmimet; Konsumatorët: Po shtrenjtohen perimet

Në prag festash çmimet pësojnë rritje, diku të lehtë e diku të rëndë për xhepat e konsumatorëve. Ajo që njerëzit pohojnë njëzëri këto ditë...

Turkish Airlines pezullon të gjitha fluturimet e brendshme në Turqi

Turkish Airlines njoftoi se ka pezulluar të gjitha fluturimet e brendshme në Turqi deri më 20 prill, si masë parandaluese në luftën kundër pandemisë...

Ivanov për emrin: Zgjidhje e cila nuk do të shkaktojë ndryshime kushtetuese

  Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit Zoran Zaev të dhëna për një media mbi negociatat me Greqisë...

Së fundi

Ja si gënjeu Rama”, PD nxjerr faktet: Ndryshimet kushtetuese shkelin marrëveshjen e 5 qershorit.

Partia Demokratike akuzon kryeministrin se ka shkelur marrëveshjen e 5 qershorit dhe se ka gënjyer para shqiptarëve. Sekretari i përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi...

TIA: Nga nesër anulohen të gjitha fluturimet, pasagjerët mund të rimbursohen ose të rishikojnë datën deri në fund të 2021

Tirana International Airport njofton se ndalimi i fluturimeve nga Austria hyn në fuqi nga nesër deri më 31 korrik. Ndërkohë të gjitha fluturimet janë anuluar,...

BE: Nisni vaksnimin për gripin sezonal që tani në verë

Komision Europian ka këshilluar vendet anëtare të BE të nisin sa më shpejt vaksinimin për gripin sezonal të vjeshtës që tani në verë. Sipas KE,...