13 punëtorë shëndetësorë në Prishtinë dërgohen në vetizolim, patën kontakt me personin që vdiq nga Covid 19

13 punonjës shëndetësor të mjekësisë urgjente në Prishtinë janë dërguar në vetizolim si pasojë e kontaktit që patën me 59-vjeçarin e prekur nga Covid 19 i cili ndërroi jetë në orët e hershme të mëngjesit të sotëm. Këtë informatë e ka dhënë për Express, Drejtori i Shëndetësisë në Prishtinë, Bujar Gashi. Ndërkohë në Prishtinë janë 19 persona që kanë rezultuar si të infektuar me koronavirus.

“Janë 13 punëtorë shëndetësor të mjekësisë urgjente janë dërguar në vetizolim që të gjithë ata kanë pasur kontakt me personin tashmë të ndjerë në Prishtinë”, ka deklaruar Gashi për Express.

Tutje ai ka dhënë detaje rreth masave që i ka marrë komuna e Prishtinës për mbrojtje nga koronavirusi

“Ne ngushëllojmë për vdekjen e pacientit në Prishtinë. gjendja momentalisht sa i përket qytetarëve të infektuar me Covid 19 në komunën e Prishtinës, rezulton të jetë stabile. Ne jemi duke punuar 24 orë në 7 ditë të javës për t’u dalë në ndihmë qytetarëve. Të gjithë pacientët na komuna e Prishtinës që janë 19 persona si të prekur me Covid-19 janë në gjendje stabile.”, ka deklaruar Gashi.

Ai ka deklaruar po ashtu se Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me kryetarin e komunës është marrë vendim për mbylljen e shesheve për qarkullim për qytetarët.

- ISLAMSHOP.CH -

LEXO MË SHUMË

Rritja e pagës refuzohet edhe nga tre ministra të tjerë

Përpos Bedri Hamzës, edhe dy ministra tjerë të PDK-së në Qeveri kanë refuzuar pagën me rritje që e ka vendosur Ramush Haradinaj. Ata janë:...

Nuk ka prova se të shëruarit janë të mbrojtur nga një infeksion i dytë nga Covid-19

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se nuk ka asnjë provë se personat shëruar nga koronavirusi i ri (COVID-19) dhe që kanë antitrupa janë...

Shënohen 94 raste të reja në Seul të Koresë së Jugut.

94 persona janë infektuar në klubet e natës në Seul të Koresë së Jugut. Kjo rritje e numrit të rasteve erdhi pasi qeveria në...

Së fundi

Ja si mund të fitoni nënshtetësinë Zvicerane

Zvicra ka dy procese për marrjen e nënshtetësisë Natyralizimi i zakonshëm (ose i rregullt) është ai që kalojnë shumë njerëz; natyralizimi i lehtësuar (ose...

Rusi, katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit

Të paktën katër persona kanë humbur jetën si pasojë e përplasjes në tokë të helikopterit ushtarak të llojit Mi-8 në rajonin Çukotka në lindje...

Autoritetet Kineze kanë kryer testin e koronavirusit mbi gjysmës së popullatës së qytetit

Autoritet kineze në Wuhan, ku për herë të parë u shfaq koronavirusi i ri (COVID-19), kanë kryer testin për më shumë se gjysmën e...