127 vetura të reja elektrike në pesë vitet e ardhshme

Analistët presin që prodhimi global i automobilave të arrijë në 93.5 milionë këtë vit, nga të cilat një milion automjete elektrike.

88.1 milionë makina janë prodhuar në 2016, duke u rritur 4.8 për qind më shumë se një vit më parë.

Automjetet elektrike aktualisht përbëjnë pak më shumë se 1 për qind të prodhimit total të automobilave. Ndërsa vëllimi i tanishëm i lartë i automjeteve pritet të rritet në periudhën e ardhshme pesëvjeçare.

Bloomberg ka numëruar deri në 127 modele të reja elektrike që duhet të jenë në treg deri në vitin 2022, derisa kërkesat për automjetet elektrike në periudhën deri në vitin 2025 do të rritet në 3 deri në 6 për qind.

Qeveritë e shumë vendeve kanë njoftuar tashmë për ndalimin e motorit me djegie të brendshme, dhe BE që nga viti 2021 do të ulë emetimet e përcaktuara të CO2 nga 130 gramë për kilometër në 95 gramë.

Prodhimi i makinave elektrike është nxitur nga Kina, e cila dëshiron të bëhet lider në zbatimin e teknologjive moderne të automobilave. /Kosova Post/

- ISLAMSHOP.CH -spot_img

LEXO MË SHUMË

Së fundi